Organizata Studentore është organizatë vetëqeverisëse që përbëhet nga studentët dhe për studentët e Kolegjit Universi.dsc_0646

Organizata do të punojë në përmirësimin e jetës studentore në Univers dhe do të shërbejë si instrument që në mënyrë kolektive do të ndikojë në vendimet për aktivitetet studentore, për rolet, për programet mësimore dhe për interesat e tjera të studentëve.

Sipas statutit të kolegjit, studentët përfaqsohen në të gjitha strukturat duke përfshirë edhe senatin me 15% të nr të përgjithshëm anëtarëve. Studentët kanë zyren administrative teknike për çështje të studentëve. Studentët kanë Unionin studentorë që është I përbërë nga përfaqsuesit të të gjitha programeve të Kolegjit. Secili program ka Këshillin e studentëve, ndërsa secila gjeneratë e një programi ka udhëheqësinë e vetë. Përzgjedhjet e studentëve për organet e tyre janë demokratike pa përfshirjen e stafit të Kolegjit Universi.