Financimi

Kolegji do të krijojë lehtësime në pagesa për studentët në rastet e më poshtme:

  1. Studentët e gjinisë femërore që regjistrohen në programin e sportit do të përfitojnë zbritje prej 50% të shumës së pagesës së shkollimit;
  2. Sportistët kulminant që regjistrohen në programin e sportit do të përfitojnë zbritje prej 50% të shumës së pagesës së shkollimit;
  3. Studentët që janë anëtar aktiv të FSK-së, SHPK-së dhe Doganave të Kosovës do të përfitojnë zbritje prej 25% të shumës së pagesës së shkollimit;
  4. Studentët që janë shërbyes civil në nivelin e Qeverisë qëndrore të Kosovës do të përfitojnë zbritje prej 10% të shumës së pagesës së shkollimit;
  5. Studentët që janë shërbyes civil në nivelin e Komunës së Prishtinës do të përfitojnë zbritje prej 25% të shumës së pagesës së shkollimit;
  6. Studentët që janë punëtorë arsimor (në tërë territorin) do të përfitojnë zbritje prej 15% të shumës së pagesës së shkollimit;
  7. Studentët që janë familjarë direkt të dëshmorëve do të përfitojnë zbritje prej 10% të shumës së pagesës së shkollimit;
  8. Studentët që kanë një anëtar të familjes së ngushtë në studime në kolegjin tonë, do të përfitojnë zbritje prej 10% të shumës së pagesës së shkollimit;
  9. Studentët që kanë dy anëtarë të familjes së ngushtë në studime në kolegjin tonë, do të përfitojnë zbritje prej 20% të shumës së pagesës së shkollimit;
  10. Studentët që kanë përvojë më shumë se 5 vite në profesionin e infermierisë dhe që regjistrohen në programin e infermierisë do të përfitojnë zbritje prej 15% të shumës së pagesës së shkollimit;

Bursat që jepen nga Kolegji Universi

Kolegji do të stimuloj deri në 5 student[ për program (20 studentë në total) me bursa sipas kriterit të më poshtëm.

  1. është student i dalluar dhe ka notë mesatare 8,51 deri 9,00 – gëzon lirim prej 25 %
  2. është student i dalluar dhe ka notë mesatare 9,01 deri 9,50 – gëzon lirim prej 50 %
  3. është student i dalluar dhe ka notë mesatare 9,51 deri 10,00 – gëzon lirim prej 100 %