Neni 10

10.1. Për t’u pranuar në një program studimi të nivelit të gjashtë – Baçellor, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Provimin e Maturës, ose të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë shtetit, të vlerësuar nga MASHT si ekuivalente me të, ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga institucionet e Kosovës para aplikimit të provimit të maturës.

10.2. KU shpallë kriteret e pranimit, mënyrën e organizimit të provimit pranues, përgjegjësitë dhe kriteret e vlerësimit për studentët e rinjë, të paktën tre muaj para fillimit të pranimeve të radhës në institucion.

10.3. Kandidatët fitues, të shpallur publikisht kanë të drejtë të ndjekin studimet në vitin akademik përkatës, nëse regjistrohen në KU Brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht.

10.4. Për t’u regjistruar në nivelin e gjashtë në KU, studenti paraqet dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:

  1. a) Diploma e përfundimit të shkollës së mesme dhe dëftesa e maturës (origjinale ose kopje e vërtetuar te noteri),
  2. b) Çertifikatën e lindjes,
  3. c) Dokument identifikues me fotografi
  4. d) Dy fotografi me dimension 4×5,
  5. e) Raport mjeksor, si dhe
  6. f) Faturën e pagesës së obligimit financiar për regjistrim në KU.

10.5. Studenti duhet të bëjë pagesën e paraparë vjetore të shkollimit për vitin përkatës akademik para fillimit të studimeve, ose të nënshkruaj kontratën e vijimit të studimeve me format e parapara të pagesës. Në rast mospagese studenti humbë të drejtën për të hyrë në provime, dhe të marrë pjesë në procesin mësimor.

10.6. KU i jep studentit Dokumentin Identifikues dhe numrin e tij unik. Studenti e humbë statusin e tij me marrjen e diplomës, me tërheqjen vullnetare të tij pa përfunduar studimet ose me përjashtimin e tij nga KU.