Senati i Kolegjit Universi është organi më i lartë akademik. Senati është përfaqësues i përbashkët i stafit akademik dhe studentëve.

Senati i Kolegjit Universi  përbëhet nga këta anëtarë me të drejtë vote:

  • Rektori
  • Prorektorët
  • Dekanët e të gjitha njësive akademike
  • Prodekanët e njësive akademike
  • Nga një anëtarë i zgjedhur nga stafi akademik i secilës njësi akademike
  • Nga një anëtar-student nga secila njësi akademike

 

Mandati i anëtarëve akademikë të Senatit është tre vite. Mandati i anëtarëve nga radha e studentëve është një vit.

Rektori e kryeson Senatin. Rektori mund ta caktojë si Kryesues të Senatit një nga prorektorët në rast të pamundësisë për ta ushtruar këtë detyrë.