Rektori është përgjegjës për punën akademike efektive dhe të rregullt të Kolegjit Universi sipas politikës së përcaktuar nga Bordi, dhe ka gjithë autoritetin e nevojshëm për ushtrimin e detyrave.

  • Rektori zgjedhet me shumicën absolute të Bordit në pajtim me dispozitat e Statutit të Kolegjit Univers.
  • Emërimi i rektorit bëhet për një periudhë prej tre vitesh.

Rektori ka për detyrë

  • Të veprojë në emër të Kolegjit Universi dhe ta përfaqësojë atë para publikut
  • Të organizojë, drejtojë dhe të udhëheq personelin akademik
  • Të vendosë për rregulloren e punës për personelin akademik të Kolegjit Universi në kuadër të Statutit të Kolegjit
  • Të paraqesë para Bordit propozime në lidhje me karakterin arsimor dhe misionin e Kolegjit Universi duke marrë parasysh rekomandimet dhe mendimin e Senatit
  • Të nënshkruajë diplomat dhe çertifikatat e tjera zyrtare të Kolegjit Universi
  • Të kryejë të gjitha detyrat e tjera në emër të Kolegjit Universi, siç janë përcaktuar me Statutin e Kolegjit apo me rregulloret e tjera në fuqi.