Edit Final FOTO (0-00-11-14) copy

Ky program përbëhet nga lëndët bazike kineziologjike dhe lëmenjtë ndërdisiplinorë. Pas përfundimit të studimeve në këtë program, studentët do të jenë në gjendje të zotërojnë shkathtësitë nga disiplinat përkatëse sportive në mënyrë të pavarur, të kenë një pasqyrë themelore të të kuptuarit të fenomeneve kryesore të disiplinave sportive të caktuara, dhe të përdorin rezultatet e hulumtimeve shkencore nga lëmi i sportit duke përdorur të dhënat bazë.

Sivjet është viti i shtatë i funksionimit të tij dhe për këtë periudhë të shkurtër ka arritur të vërtetojë parimet themelore të misionit të tij, duke u mundësuar kuadrove të reja sportive që të pajisen me njohuri dhe përvoja të çmuara nga lëmenjtë e kulturës fizike, sportit dhe rekreacionit. Duke qenë një ndër institucionet e para të profilizuara në lëmin e sportit, Kolegji Universi është dhe do vazhdojë të jetë institucion lider në Kosovë dhe më gjerë.

Programi i studimeve në kulturë fizike, sport dhe rekreacion përmban 6 semestra dhe kohëzgjatja e studimeve është 3 vite akademike, ekuivalente me 180 ECTS. Çdo semestër ka 30 ECTS. Të gjitha lëndët janë të ngarkuara me vlerën e ECTS, dhe se një ECTS është e barabartë me 30 orë mësimi. Në fund të studimeve 3 vjeçare studenti mbron temën e Diplomës.

APLIKACIONI BACHELOR