Infermieri e përgjithshmeInfermieria është një profesion atraktiv por edhe sfidues- ky profesion kërkon kujdes për njerëz të grupmoshave të ndryshme të cilët mund të kenë pësuar lëndime, aksidente, apo të vuajnë nga ndonjë sëmundje specifike. Infermieri-ja duhet të jetë i/e përkushtuar dhe i/e vendosur me vet dëshire që ti fal kohën të tjerëve përmes kujdesit shëndetësor.

Programi i Inferiemirë së Përgjithshme kombinon studimet teorike me përvojën praktike klinike. Puna praktike në Qendrat e Mjekësisë Familjare, Spitalet Rajonale dhe Qendrën Klinike Universitare do t’i pajisë studentët me një mundësi unike për të qenë në gjendje që të ofrojnë kujdes të ndjeshëm brenda një komuniteti me diveristet.

Të gjitha lëndët ligjërohen nga stafi i kualifikuar të cilët aktualisht janë lider në fushën e infermierisë në Kosovë dhe më gjerë.

Programi i studimeve në infermieri është i ndarë në 6 semestra dhe kohëzgjatja e studimeve është 3 vite akademike, ekuivalente me 180 ECTS. Çdo semestër ka 30 ECTS. Te gjitha lendet janë të ngarkuara me vlerën e ECTS, dhe se një ECTS është e barabartë me 30 orë mësimi. Në fund të studimeve 3 vjeçare studenti mbron temën e Diplomës.

APLIKACIONI BACHELOR