Misioni i Kolegjit Universi

Misioni i Universi-t është për të zbulimi, ruajtja, dhe shpërndarja e njohurive, prodhimi i punës krijuese, dhe promovimi i kulturës  hulumtuese në të gjithë komunitetin e Kolegjit dhe përtej. Universi githashtu synon që përmes shërbimit publik, të përmirësoj jetën dhe mirëqenien e studentëve tanë, popullatës së Kosovës, dhe të tjerëve në Ballkan.

 

Vizioni i Kolegjit Universi

Universi synon të jetë Kolegj shembullorë në hulumtimet bashkëkohore për shekullin e 21-të, në bazë të statutin tonë të veçantë si një Kolegj jopublik me një mision zyrtar publik.

Kolegji ka qëllime të gjera që janë të përjetshme dhe të qëndrueshme. Në bazë të konsultimeve të gjera me anëtarët e Komunitetit të Kolegjit, ne kemi zhvilluar edhe qëllimet ombrellë, si më poshtë.

  1. Regjistrimi, edukimi, dhe diplomimi i studentëve më të merituar, më premtues dhe më të ndryshëm të mundshëm. Të gjithë studentëve (bachelor, master, dhe profesional) t’u sigurohet edukim që është inovatov, i vecantë, i cilësisë më të lartë, dhe që inspiron zell për të mësuar.
  2. Arritja dhe ruajtja e rolit udhëheqës në hulumtime shkencore, bursa dhe kreativitet.
  3. Përpjekja e vazhdueshme për të regrutuar, zhvilluar dhe ruajtur personelit akademik që janë dijetarë dhe mësues të shquar dhe personel joakademik të shkëlqyer që sigurojnë mbështetje të jashtëzakonshme për personelin akademik dhe studentët.
  4. Forcimi i angazhimit publik të Kolegjit në edukim, hulumtim dhe programe klinike, në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtar, duke u bazuar të statutin tonë të veçantë si një Kolegj jopublik me një mision zyrtar publik.
  5. Të krijojë dhe të mirëmbajë një strukturë dhe procese organizative që promovojnë dhe mbështesin përsosmëri akademike.