Fjala e Rektorit

Në emër të studentëve tanë, personelit akademik, dhe stafit, ju uroj mirëseardhje në Kolegjin Universi! Ne jemi të kënaqur që ju jeni të interesuar në Kolegjin Universi, programet, shërbimet dhe njerëzit që përbëjnë këtë kolegj të shkëlqyer.

Në Kolegjin Universi, ne e shohin arsimin si një partneritet. Këtu, ju do të sfidoheni intelektualisht nga personeli ynë akademik të cilët janë të njohur në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare për hulumtimet dhe botimet e tyre. Po ashtu, edhe nga ju pritet që të na sfidoni si dhe të jeni pjesëmarrës aktiv në arsimimin tuaj. Personeli ynë akademik është plotësisht i angazhuar dhe ka interes të vërtetë në suksesin tuaj, është kjo që dallon Kolegjin Universi nga të tjerët.

Arsimimi në Kolegjin Universi do të hapë mundësi të pakufizuara në transformimin e jetës suaj në mënyra të reja dhe kuptimplote. Ju do të mësoni nga njëri-tjetri, sidomos nga ata me përvoja të ndryshme dhe mendime të ndryshme. Nëse ju keni ardhur në Kolegj direkt nga shkolla e mesme apo pas viteve të punës, ju do të gjeni mundësi të mësoni dhe të rriteni profesionalisht këtu. Ne ju mirëpresim si një pjesë e komunitetit tonë.

Mënyra më e mirë për të mësuar më shumë rreth, se kush jemi ne dhe çfarë bëjmë në Kolegjin Universi College, është të na vizitoni. Kampusi ynë i bukur ndodhet vetëm 10 minuta nga qendra e qytetit të Prishtinës, në lagjen Bardhosh. Ejani dhe binduni pse çdo ditë e më shumë njerëz janë duke bërë “zgjedhjen e zgjuar” duke zgjedhur Kolegjin Universi, kolegjin ku do të studiojnë.

Ju mirëpresim në Kolegjin Universi.

Dr.Dugagjin Sokoli Rektor

Dr.Dugagjin Sokoli Rektor