KONKURS

KONKURS

Kolegji “Universi”, Prishtinë, shpall

KONKURS

Për angazhimin e stafit akademik të rregullt për vitin akademik 2017/2018:

  1. Tre mësimdhënës/e për lëndët e Shkencave Sportive
  2. Një mësimdhënës/e për lëndët e Shkencave Mjekësore – Infermieri
  3. Një Zyrtar/e të Marketingut

Kushtet e kërkuara për angazhimin e mësimdhënësve janë si në vijim:

  1. Të kenë përgaditje akademike:
    1. Për pikën A – Të ketë të paktën thirrjen Dr.sc. në Shkencat Sportive apo Kineziologjisë
    2. Për pikën B – Të ketë të paktën thirrjen Mr.sc. në Shkencat Mjekësore apo Infermieri
  2. Kandidatët/et që kanë kryer studimet në institucionet jashtë Kosovës, thirrjen shkencore duhet ta kenë të bazuar në dokument valid, përkatësisht nostrifikimin e diplomës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës
  3. Kandidatët/et që përzgjedhen duhet të kenë kualifikimin adekuat me lëndët për të cilat angazhohen
  4. Kontratat e punës me të përzgjedhurit për angazhim do të lidhen konform dispozitave ligjore deri në përfundimin e vitit akademik 2017/18, me mundësi vazhdimi.
  5. Kushtet e tjera qe nuk janë cekur më lartë do të jenë të bazuara ekskluzivisht në Statutin e Kolegjit Universi.

Kushtet e kërkuara për angazhimin e Zyrtarit/es të Marketingut janë si në vijim:

  • I/E diplomuar në fakultetin e Marketingut apo fakultete tjera relevante (p.sh. Gazetari, Ekonomi);
  • Minimum një vit përvojë relevante në marketing;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, negociata, kordinim dhe aftësi inter-personale;
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës Angleze, në të folur dhe në të shkruar
  • Aftësi të shkëlqyera për Microsoft Office, Photoshop, Web-faqe, Facebook, Linkedin, Twitter;
  • Përvoja në kërkime të tregut është e mirëseardhur sikur edhe përvoja në marketingun online.

Detyrat e Zyrtarit/es të Marketingut janë si në vijim:

  • Ne kordinim me mbikqyresin/en zhvillon planin vjetor të Marketingut, dhe siguron implementimin e të gjitha aktiviteteve të parapara në plan;
  • Kordinon prodhimin e të gjitha materialeve të marketingut (dizajnimin dhe shtypjen) duke perfshire edhe materialet për radio dhe TV reklama;
  • Propozon dhe zhvillon fushata të marketingut;
  • Siguron dhe azhurnon në vazhdimesi prezencën e Kolegjit në mediat sociale (LinkedIn, Facebook, Twitter, Youtube);
  • Menaxhon dhe azhurnon web faqen; optimizon rezultate e kerkimit nga web faqja, monitoron numrin e vizitoreve të web faqes.
  • Bazohet ne rezultatet e hulumtimeve për të dhënë rekomandime.

Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin si në vijim:

  1. Letër motivimi
  2. CV-ja e plotë
  3. Origjinalet ose kopjet e noteruara të pregatitjes akademike dhe profesionale
  4. Kopje të dokumentit të identifikimit.
  5. Certifikatën e lindjes
  6. Vendimin e zgjedhjes së fundit (nëse ekziston)
  7. Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale

Konkursi mbetet i hapur deri më 12 shtator 2017.

Dokumentet duhet të dorëzohen në Kolegji Universi, fshati Bardhosh, Prishtinë.

Paraqitja e dokumenteve bëhet në kolegj çdo ditë pune, prej orës 9:00 deri në orën 16:00

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim. Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që kanë hyrë në listën e ngushtë.

Kolegji Universi; +381 38 54 54 55; info@kolegjiuniversi.org; www.kolegjiuniversi.org; www.facebook.com/KolegjiUniversi