Konferenca e 3-të e Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA)

Konferenca e 3-të e Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA)

Më 24 dhe 25 mars 2017, në Sofie të Bullgarisë është mbajtur Konferenca e 3-të e Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit. Në këtë Konferencë ka marrë pjesë edhe Rektori i Kolegjit Universi, Dr.Dugagjin Sokoli, si bashkëthemelues i këtij Asociacioni.

Me organizim të Universitetit të Sofies “Shën Klimenti i Ohrit”, një grup i larmishëm dhe dinamik i Rektorëve të Balkanit kanë dhënë një pasqyrë të gjendjes së edukimit në Ballkan, si dhe modelet e angazhimit, të veprimeve praktike, metodave dhe mekanizmave të cilat i kanë përdorur Universitetet e ndryshme, dhe se si këto modele mund përdoren nga i gjithë komuniteti akademik i Ballkanit.

Konferenca e 4-të e Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit, do të mbahet në Univesitetin e Tetovës gjatë vitit akademik 2017/2018.