Krahas procesit të mësimdhënies e mësimnxënies dhe aktiviteteve hulumtuese, në Kolegjin tonë rëndësi i është kushtuar edhe veprimtarisë botuese. Duke i falënderuar përvojës së gjatë të stafit tonë në mësimdhënie, është arritur të pasurohet literatura në gjuhën shqipe. Janë botuar disa tekste mësimore, si dhe një numër jo i vogël i tyre janë në dorëshkrim dhe presin të botohen në pjesën e parë të vitit 2011.

 

Lista e botimeve

 

Volejboll – Dr.sc. Enver Gjinolli, 2006

Futboll – Dr.sc. Enver Gjinolli, 2006

Të mësojmë të luajmë pingpong – Dr.sc. Abedin Bahtiri, 2006

Mjekësia sportive – Dr.sc. Agron Rexhepi, 2008

Si të luajmë pingpong – Fadil Luta 2008, përkthim

Doracak antropologjik – Dr.sc. Agron Rexhepi, 2008

Vlerësimi i aftësive lëvizore bazike të fëmijëve parashkollorë – Dr.sc. Merita Shala, 2009

Nutricioni – Dr.sc. Agr on Rexhepi, 2010

Ndihma e parë – Mr.sc. Basri Lenjani, Mr.Sc. Nexhmedin Karemani,Mr.Sc.Fatmir Ismaili, Mr.Sc.Salih Krasniqi, 2010

Pediatria me përkujdesje – Mr.Dr.Basri Lenjani 2010

Udhezime metodologjike per punimin e diplomes – Dr.sc. Merita Shala , 2010 (doracak)

Tekste në dorëshkrim

Elementet themelore të tenisit – Dr.sc. Abedin Bahtiri, 2011

Psikomotorika – Beqir Hasangjekaj, 2011

Basketbolli – Dr.sc. Masar Nixha, 2011

Lojërat elementare – Beqir Hasangjekaj, 2011

Skijimi – Dr.sc. Masar Nixha, 2011

Menaxhimi në sport – Mr.sc. Hamdi Hoti, 2011, përkthim

 

Bashkëpunimi me institucionet brenda vendit

Për nevoja të realizimit të mësimit praktik nga lëndët e programit të infermierisë kemi marrëveshje bashkëpunimi me institucionin me nam nga kjo lëmi në Turqi dhe në Kosovë, Spitali BAHCECI.

Bashkëpunojmë edhe me Federatat sportive të Kosovës.

Marrëdhënie të mira bashkëpunimi kemi edhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në lëmin e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta sportive.

Po ashtu bashkëpunim të mirë kemi edhe me Universitetin Amerikan të Prishtinës

Përveç institucioneve të arsimit të lartë kemi bashkëpunim edhe me institucione tjera, si ato parashkollore dhe shkollore, ku studentët tanë realizojnë pjesën praktike të mësimit nga lënda Metodika kineziologjike

Bashkëpunimi me institucionet jashtë vendit

Kemi bashkëpunim me:

Universitetin e Sporteve të Tiranës.

Fakultetin e Kulturës Fizike të Tetovës-Maqedoni

Kemi disa kontakte me Universitetin e Sportit në Ankara të Turqisë dhe pritet që të lidhim marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje do të realizohet pas marrjes së akreditimit, që njëherit është një kusht i vënë nga pothuaj se të gjitha institucionet tjera homologe.