Kolegji Universi është themeluar më 15 shkurt 2005, bazuar në nenin 34 pika 4.1 (k) dhe nenit 10.1-10.7, nenit 11.1-11.10 dhe nenit 22.1-22.7 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës, dhe kishte emrin “Kolegji Universitar për Edukim Sportiv ‘Eurosporti’”.

 

Në vitin akademik 2005/2006 Kolegji Eurosporti licencohet nga MASHT-i për programin:

Bachelor: Edukimit sportiv (i liçensuar 2005-2008) – program 3 dhe 4-vjeçar

Në dhjetor të vitit 2008, KUES “EUROSPORTI” është bashkuar me Universitetin Mbretëror “Iliria”. Në dhjetor të vitit 2009, Kolegji për Edukim Sportiv, duke qenë si pjesë e Kolegjit “Iliria” emërtohet, si: “Programi për kulturë fizike, sport dhe rekreacion”.

 

Në procesin e akreditimit në vitin 2009/10 është akredituar për një program studimor.

Bachelor: Kulturë fizike sport dhe rekreacion (i akredituar 2009-2010) – program 4-vjeçar

 

Në procesin e akreditimit në vitin 2010/11 është akredituar për dy programe studimore.

Bachelor: Kulturë fizike sport dhe rekreacion (i akredituar 2010-2013) – program 4-vjeçar

Master: Kulturë fizike sport dhe rekreacion (i akredituar 2010-2011) – program 1-vjeçar

 

Duke qenë të vetëdijshëm për potencialet e tij infrastrukturore dhe programore, institucioni ynë, duke vepruar si pjesë e një institucioni tjetër (Kolegji Iliria), filloi të ndjehej në pozitë të pafavorshme për realizimin e plotë të synimeve të tij për zgjerimin e kapaciteteve të veta. Duke qenë nën ombrellën e Kolegjit ‘Iliria’, Kolegji ynë vazhdimisht ka hasur në probleme të komunikimit brenda institucional, që shpesh është reflektuar edhe në plotësimin e obligimeve ndaj Agjensionit të Akreditimit dhe MASHT, duke rrezikuar kështu stabilitetin e ekzistimit të tij.

Për këto arsye, menaxhmenti i Eurosportit, duke pasur një qasje vizionare për veprimtari të mirëfilltë dhe të pavarur arsimore, në mbledhjen e Bordit Drejtues, të mbajtur më 15.10.2010 ka vendosur që të transformohet në institucion të një niveli më të lartë, përkatësisht në “Kolegjin Universi”.

 

Në procesin e akreditimit në vitin 2011/12 është akredituar për tri programe studimore.

Bachelor: Kulturë fizike sport dhe rekreacion (i akredituar 2011-2012) – program 4-vjeçar

Master: Kulturë fizike sport dhe rekreacion (i akredituar 2011-2012) – program 1-vjeçar

              Mjekësi sportive – Specializim (i akredituar 2011-2012) – program 1-vjeçar

 

Në procesin e akreditimit në vitin 2012/13 është akredituar për katër programe studimore.

Bachelor: Kulturë fizike sport dhe rekreacion (i akredituar 2012-2015) – program 4-vjeçar

                 Infermieri e Përgjithshme – (i akredituar 2012-2013) – program 3-vjeçar

Master: Kulturë fizike sport dhe rekreacion (i akredituar 2012-2015) – program 1-vjeçar

              Shëndeti, Sporti dhe Rehabilitimi (i akredituar 2012-2013) – program 1-vjeçar

 

Për vitin akademik 2013/14 Kolegjit Universi i janë Akredituar edhe tre programe studimore:

Bachelor: Kulturë fizike sport dhe rekreacion (i akredituar 2013-2016) – program 3-vjeçar

                 Infermieri e përgjithshme – (i akredituar 2013-2016) – program 3-vjeçar

Master: Shëndeti, Sporti dhe Rekreacion (i akredituar 2013-2016) – program 2-vjeçar

 

Riakreditohen programet e studimit për periudhën tre vjeçare, 1 tetor 2016 – 30 shtator 2019:

Bachelor: Infermieri e Përgjithshme, BSc (1 tetor 2016 – 30 shtator 2019)

                 Kulturë Fizike, Sport dhe Rekreacion, BSc (1 tetor 2016 – 30 shtator 2019)