Kolegji “UNIVERSI”, ka kushte ideale për realizimin e përmbajtjeve mësimore në lëmin e sportit dhe infermierisë, kështu që mësimi teorik dhe praktik zhvillohet në objektin e Kolegjit. Mësimi jashtë objektit bëhet vetëm nga disa lëndë të programit sportiv si: skijimi në Brezovicë, noti në pishinën e qytetit, aktivitetet në natyrë te Liqeni i Batllavës apo në det, pesëgarëshi atletik në Stadiumin e Mitrovicës, si dhe pjesa klinike e programit të infermierisë, që realizohet nëpër Qendra Klinike të Mjekësisë Familjare, në Spitalet Rajonale dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kapacitetet ekzistuese infrastrukturore të Kolegjit Universi mundësojnë zhvillimin normal të mësimit për rreth 500 studentë. Kolegji ka:

  • Sallën e ligjëratave me 70 vende
  • Katër klasë për ligjërata
  • Laboratorin e Infemierisë
  • Laboratorin e Terapisë Fizikale
  • Për nevojat e programit programit të mjekësisë sportive do të jenë në dispozicion hapësirat e pajisura me aparatura më moderne dhe ndër më të mirat në rajon.
  • Qendra informative dhe bibliotekare përmban numër të mjaftueshëm të literaturës, të cilën studentët mund ta shfrytëzojnë për përgatitjen e provimit, punëve seminarike etj. Studentët mund të shfrytëzojnë shërbimet e internetit në tërë hapsiren e kolegjit
  • Biblioteka jonë, këtë vit, në kuadër të aktivitetit të parashikuar për përmirësimin e cilësisë së mësimit (Follow up), do të pasurojë fondin e saj edhe për 82 tituj të librave në gjuhën angleze, të botuesit të njohur të literaturës sportive “Human Kinetics”
  • Palestrën e madhe për sporte kolektive dhe atletikë
  • Palestrën për gjimnastikë, gjimnastikë ritmike dhe vallëzim, për sporte mundëse
  • Sallën për fitnes
  • Në të gjitha klasat mund të përdoret teknologjia bashkëkohore e video-projektorit
  • Studentët mund të përdorin edhe hapësirë tjetër të dobishme si: byfeja, oborri i Kolegjit etj.