Kolegji Universi e ka bibliotekën me afro 1 000 tituj të librave në lëmin e Shëndetit, Sportit dhe lëmive tjera të ngjashme. Po ashtu biblioteka ka edhe libra në gjuhën angleze të lëmive të përmendura më lart. Përveç titujve të librave, biblioteka ka edhe revista shkencore, raportedsc_0630 dhe statistika të ndryshme në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Qendra informative dhe bibliotekare përmban numër të mjaftueshëm të literaturës, të cilën studentët mund ta shfrytëzojnë për përgatitjen e provimit, punëve seminarike etj..

Biblioteka jonë, këtë vit, në kuadër të aktivitetit të parashikuar për përmirësimin e cilësisë së mësimit (Follow up), momentalisht biblioteka ka rreth 2000 tituj të librave në gjuhën shqipe dhe angleze për sport, mjekësi dhe rehabilitim. Studentët mund të përdorin edhe hapësirë tjetër të dobishme si: byfeja, oborri i Kolegjit etj.

Që nga fillimi deri më tani Kolegji Universi ka botuar 10 tituj nga lëmi i sportit dhe mjekësisë sportive, ndër to janë edhe dy revistat shkencore.