Kolegji Universi në bashkëpunim me studentët ka bërë deri më tani organizmin e aktiviteteve të ndryshmë shëndetësore, shoqërore, kulturore dhe sportive.14289966_1164207333640103_5845711641318118788_o

DITA NDËRKOMBËTARE E INFERMIERISË

Kolegji Universi me rastin e ditës së Infermierisë, me 12 Maj 2016, ka filluar aktivitetin për matjen e Shenjave Vitale tek qytetarët e Kosovës. Aktiviteti filloi në qytetin e Prishtinës, për të vazhduar më pastaj në qytete tjera të Kosovës.
Në këto aktivitete u dhanë këshilla për shmangien e vdekjes së parakohshme duke kontrolluar këta katër faktorë: rreziku – pirja e duhanit, dieta jo e shëndetshme, mos aktiviteti fizik dhe përdorimi i dëmshëm i alkoolit.
Matje e tensionit, e pulsit, gjatësisë dhe peshës trupore, kalkulimi i Indeksit të Masës Trupore, si dhe parametra tjerë u analizuan tek qytetarët pa pagesë.

 

DITA BOTËRORE E ZEMRËS14444749_1175181012542735_3243393895958040568_o

Dita Botërore e Zemrës si aktivitet ka filluar në vitin 2000 me qëllim informimi të popullatës botërore rreth sëmundjeve të zemrës dhe infarktit, të cilat prijnë si shkaktare të vdekjes duke marrë jetën e rreth 17.3 milion njerëzve çdo vit.
Dita Botërore e Zemrës është ngjarje vjetore e cila shënohet në datën 29 Shtator.  Rreth 80% e vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare mund të shmangen nëse mbahen nën kontroll katër faktorë rreziku – pirja e duhanit, dieta jo e shëndetshme, mosaktiviteti fizik dhe përdorimi i dëmshëm i alkoolit.
Shenjat vitale janë një grup më të rëndësishme që tregojë për gjendjen e funksioneve vitale të trupit të njeriut. Këto matje bëhen për ta bërë një parallogari të gjendjes fizike shëndetësore, duke e fituar kështu një ide për sëmundjet e mundshme.