Kolegji Universi edhe me dy të diplomuar në master

Kolegji Universi edhe me dy të diplomuar në master

Të hënën, në Kolegjin Universi dy studentë i kanë mbrojtur temat në studimet master.

Fjala është për Bahri Limollin, i cili me suskes e mbrojti temën e masterit nga lënda e basketbollit: “Dallimet ndërmjet dy shkollave të regjioneve të Drenicës dhe Lipjanit në disa parametra morfologjik dhe disa teste lëvizore dhe situacionale të basketbollit”, para komisionit: Dr.sc Abedin Bahtiri (kryetar), Dr.sc Masar Nixha (mentor) dhe PhD Can Bujar Begu (anëtar).

Po të hënën, temën e masterit e mbrojti edhe studenti Asllan Krasniqi, i cili para komisionit në përbërje Dr.sc Abedin Bahtiri (kryetar), dr.sc Agron Rexhepi (mentor) dhe PhD Can Jeton Havolli (anëtar) e mbrojti temën nga lënda të ushqyerit e sportistëve: “Mbipesha trupore si problem bio-psiko- social”.