Bursistët për vitin akademik 2016/2017

Bursistët për vitin akademik 2016/2017

Me kënaqësi ju informojmë se Kolegji Universi për vitin akademik 2016/2017 ka shpërbleyer 12 studentë me bursë studentore, duke u bazuar në kriteret e përcaktuar të Kolegjit Universi.

Programi Infermieri e përgjithshme, gjenerata 14/15

1. Blenda Luta 9.59 100%
2. Zahir Uka 9.33 50%
3. Doruntina Jetullahu 9.07 50%
4. Floriana Shala 9.00 25%
5. Eldona Muzlijaj 8.85 25%

Programi Infermieri e përgjithshme, gjenerata 15/16

1. Rinor Krasniqi 10.00 100%
2. Fatjona  Behrami 9.58 100%
3. Kaltrina Bekteshi 9.58 100%
4. Blertë Sejdiu 9.51 100%
5. Adelina Canolli 9.33 50%

Programi Kulturë fizike, sport dhe rekreacion, gjenerata 15/16

1. Shkelzen Visoka 8.83 25%
2. Rilind Hakaj 8.61 25%

Zbritja do të aplikohet automatikisht në tarifën  studentit përkatës. Ankesat e mundshme nga studentët që mendojnë se ju është mohuar bursa ju lutem i drejtoni te sekretari, deri më 18/10/2016

Kriteret për bursa për vitin akademik 2017/2018

Kolegji Universi ndan 5 bursa për çdo program dhe për çdo vit akademik. Bursat universitare ndahen për studentët e studimeve themelore (bachelor). Për fitimin e bursës universitare, studentët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë studentë të rregullt të Kolegjit Universi;
  • Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë;
  • Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
  • Të mos kenë obligime financiare ndaj Kolegjit;
  • Afati i Shtatorit është afati i fundit i rregullt i vitit akademik, dhe studentët duhet t’i kenë të dhëna të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në këtë afat;
  • Studentët që refuzojnë notën dhe hyjnë në provimin e njëjtë dy herë, nuk mund të marrin bursë;
  • Lista e studentëve bëhet për çdo program dhe për çdo gjeneratë, duke filluar nga nota mestare më e lartë gjer tek më e ulta;
  • Vetëm pesë studentët e parë të listës, të cilët e kanë notën mesatare 8.51 ose më të lartë, do të marrin bursa, dhe në varësi të notës mesatare do të jetë edhe përqindja e bursës.
  • Nota mesatare nga 9.51 deri 10.00 – Bursa do të jetë 100% e çmimit të studimit
  • Nota mesatare nga 9.01 deri 9.50 – Bursa do të jetë 50 % e çmimit të studimit
  • Nota mesatare nga 8.51 deri 9.00 – Bursa do të jetë 25 % e çmimit të studimit

Kolegji Universi

Vendi ku studiojnë profesionistët e së ardhmes.